TË FUNDIT

Thaçi vs Thaçi: Shkëmbimi është pazar, por korrigjimin do ta bëjmë!

Presidenti Hashim Thaçi sot në Prizren ka përsëritur se do korrigjim të kufijve, ndërsa thotë se shkëmbimi nuk do të bëhet pasi është pazar, ndonëse duke u nisur nga kryeministri, korrigjimi konsiderohet si fjalë mbuluese për shkëmbim e ndarje të territorit.

Thaçi thotë se do ta marrë Luginën e Preshevës, madje për ta arritur këtë qëllim do të provojë ta ndërrojë edhe Kushtetutën, shkruan Gazeta Express.

Derisa promovon ndryshimin e kufijve me Serbinë, Thaçi tutje thotë se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të lejohet një gjë e tillë.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e keqe, është pazar gjë të cilën nuk do të lejojmë të ndodhë, as që do të lejojmë që dikush ta shtrojë në tavolinë. As që do të lejomë që dikush të diskutojë për çështjen e ndarjes së Kosovës. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm”, ka thënë Thaçi.

“Korrigjimi i kufirit po, me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, ka shpjeguar Thaçi planin e tij.

Pak orë para se të fliste Thaçi, kryeministri Haradinaj i ka bërë thirrje atij të mos provojë të mashtrojë popullin me ndryshimin e kufijve.

Sipas shefit të ekzekutivit, ka thënë se demarkimi dhe korrigjimi i lehte janë terme që po perdorën për të kamufluar bisedimet për ndarje që tashmë kanë nisur,.

I gjithë spektri politik, duke përjashtuar ish-partinë e Thacit, PDK’në, e shohin idenë e Thacit si nismë për ndarjen e vendit, që ka themelet në Serbi. /Express/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat