Thaçi-Vuçiç në Mynih, flasin për taksën dhe dialogun

51930025_249233472648791_6705192222553276416_n-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç morën pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.

Presidenti Thaçi deklaroi se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe pranimin e Kosovës në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, për të cilat tha se shumica janë zbatuar.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se vendi i tij humb 45 milionë euro në muaj për shkak të taksës ndaj mallrave serbe dhe se askush nuk ndërmerr masa ndaj Prishtinës zyrtare për shkak të vendosjes së kësaj mase.

Vuçiç tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi.

“Serbia nuk ka reaguar fare dhe nuk kemi marrë masa reciproke, por ajo që përballemi me platformën e dialogut nga e ashtuquajtura qeveria e Kosovës, e cila kushtëzon që Kosova duhet të mbrojë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë Kosovën”, tha Vuçiç, duke shtuar se politikanët kosovarë ‘janë jashtë realitetit’.

“Ne do të bëjmë më të mirë për gjetjen e kompromisit, që nuk do të paraqesë kapitullimin e njërës palë, në këtë rast kapitullimin e Serbisë”, porositi presidenti Vuçiç, duke shtuar se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun pas heqjes së taksës ndaj mallrave serbe./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303