Thanë që ishte aksidentuar në Peqin, babai i 27-vjeçarit: E kanë vrarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Peqin.

Policia raportoi se një 27-vjeçar me inicialet S.V është aksidentuar një mjet motoçiklet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmën e parë viktimës, që ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Babai i viktimës Rexhep Veliraj, tha se djalin e tij e kanë vrarë duke përjashtuar mundësinë se mund të kishte pësuar aiksident.

“E pashë, ishte i çarë nga fytyra. Nuk mund të jetë aksident, e kanë vrarë, mund të shikoni edhe kamerat. Kishte dëmtime gjithandej, i ishin thyer nofullat, gjymtyrët, kockat”. Ai tha gjithashtu se djali nuk kishte asnjë konflikt, ishte martuar dy herë, me nusen e parë në Labinot, por u nda me të për prostitucion e për kështu gjërash. Tani është martuar me një tjetër nga Pogradeci dhe kanë një vajzë shumë të mirë. “Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 të mbrëmjes. Kërkoj drejtësi nga shteti, pse e kanë vrarë, cilat kanë qenë metodat që e kanë vrarë”.