TË FUNDIT

“Thembra e Akilit”. Sali Berisha akuza të forta: Ky skenar mund të shtrihet nga Velipoja deri në kepin e Spillesë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tryezë të organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, ka vijuar akuzat për aferën e Portit të Durrësit që sipas tij mund të shtrihet në mbarë bregun. Ai tha se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve.

 “Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë. Gjatë viteve 2009-2010 na ofrohet një biznesmen i njohur gjerman, me një ofertë gjigante, 15 miliard dollarë investime. Unë nuk i refuzoja edhe ata që dukeshin si UFO, që të mos i jepja shkas askujt që Shqipëria po refuzon investimet. Kështu veprova me këtë. Më tha se aplikimin e këtij ligji e kishte parë në Egjipt ku ishte ndërtuar Marsala. Si përfundim, kur afrohej finalja, ai kërkoi që gjithë bregun e Shqipërisë, të bëja një ligj të investimeve strategjike si të Edi Ramës, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I jep dorë qeverisë që të konfiskojë për qëllime strategjike tokat e të gjitha brigjeve të vendit, përfshi edhe liqenet. I them faleminderit, nuk bëhet. Ai u zemërua, por unë nuk kisha premtuar. I thashë se kjo është jashtë çdo parimi pasi do të thotë se qeveria të bëhet pa qenë pronar i tokave të privatëve. Ky është ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike. U them himariotëve dhe Bregut se po ua marrin tokat, ka gjetur ky disa investitorë grekë. Them që PD në pushtet do e anulojë këtë ligj pasi shkon në kundërshtim me qëndrimin e PD ndaj pronës. Jam plotësisht dakord që baza ligjore është një ligj që në fakt shkatërron sigurinë juridike të pronës private në tërë Shqipërinë,” tha Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat