Arkitektet që operojnë në Republikën e Shqipërisë shumë shpejt do duhet të firmosin anëtarësimin në një grupim të quajtur “Urdhri Professional i Arkitekteve”.
Ky urdhër së bashku me nenet dhe dispozitat normative është bërë publik nga skenografi Bashkim Zahaj, i cili shprehet se është tejet absurde që krijimtaria e lirë e arkitekteve cënohet dhe se arkitekteve u duhet të tkurrin projektet e tyre.
“Urdhri që duan të bëjnë, urdhri i arkitektit më duket qesharake. Ne ekzistojmë në një shoqëri të hapur, kapitaliste. Mendimin e kemi të lirë, krijimin e kemi të lirë dhe funksionimi i institucioneve shtetërore e garanton më së miri të qenit arkitekt në fazat që kalon, për të marrë licencat e veta. Është e tepërt që të rilindi një urdhër që të jetë vendimmarrëse.
Ndërsa për piken G te nenit 4 «Veprimtari profesionale» është ushtrimi i profesionit të arkitektit për një periudhë të caktuar kohore, Zahaj thekson se është i pakuptimte dhe cënon drejtpërsëdrejti arkitektin.
“Është si ti thuash një poeti, ju mund të shkruani poezi deri në këtë moshë, më pas jo.”ka shtuar Zahaj.
Urdhri i Arkitektit nuk është bërë ende publik nga ministria e Infrastrukturës dhe kryetari i këtij urdhri mbetet akoma anonim./real-news.tv/

