Iranianët, të zemëruar me regjimin e vendit të tyre, po bëjnë thirrje që Iranit t’i ndalohet të marrë pjesë në kampionate botërore.
Hashtagu #BanIRSportsFederations (Ndaloni federatat e sportit të Iranit) u përdor mbi 60,000 herë në Twitter në vetëm 24 orë, si rezultat i, siç thuhet, ndërhyrjes së shtetit në sport.
Kjo pason dy ngjarje të profilit të lartë – një në futbollin vendas, një në xhudo ndërkombëtare – për të cilat përdoruesit e mediave sociale thonë se nxjerrin në pah pabarazinë e mprehtë midis regjimit iranian dhe njerëzve të tij.
Disa u rreshtuan pas një gruaje 29 vjeçe, e cila i ka vënë vetes flakën, jashtë një gjykate në Teheran, duke kundërshtuar një dënim me burg që i është shqiptuar pasi ka bërë përpjekje të hyjë në një stadium futbolli e maskuar si burrë.
Qeveria e Iranit nuk u lejon ende grave që të marrin pjesë në ndeshje zyrtare të futbollit, edhe pse Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka kërkuar të bëjë një gjë të tillë nisur nga 31 gushti.

