fbpx

“Ti zgjedh” nisma më e re e Partisë Socialiste, ja për çfarë bëhet fjalë

balla-ne-elbasan-669x450.png

“Ti zgjedh” është nisma më e re e Partisë Socialiste, e prezantuar sot nga Taulant Balla në Elbasan.

Sipas Ballës, me anë të kësaj nisme, PS dëshiron të konfirmojë përpara shqiptarëve se mbetet partia më moderne që kanë sot shqiptarët. Taulant Balla theksoi se Partia Socialiste do të bëjë të mundur që të zgjedhurit e saj në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50 për qind burra e 50 për qind gra.

“PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministrinë qeveri. Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë. Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çua barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra.”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se PS ka sot 60 bashki të vendit, ndërsa shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama.”, deklaroi Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303