Tifozët letër Icardit:I bëre varrin vetes

Luciano-Spalletti-Mauro-Icardi-Social.jpg

Tifozët e Interit janë në “luftë” me Mauro Icardin. Argjentinasi u rikthye me gol në mesjavë kundër Genoas në Marassi, por u fërshëllye kur u zëvendësua në minutën e 80 të ndeshjes.

“Curva Nord” grupimi ultras i zikaltërve ka dhënë një deklaratë tjetër ku shprehin hapur mosmiratimin e tyre për qëndrimin e Mauros sezonin e ardhshëm.

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Atalantës, ne nuk ndryshojmë mendim për Mauro Icardin. Nuk jemi këtu për të seleksionuar ose për të ndryshuar opinionin e të tjerëve’’, thuhej në deklaratë.

Më tej tifozët shprehën se nuk e shohin më Icardin si pjesë e së ardhmes pavarësisht se drejtuesit po përpiqen të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët.

“Icardi nuk mund të jetë më pjesë e Interit.Një njeri që nuk pranon të zbresë në fushë për arsye qesharake, nuk e meriton fanellën tonë.Drejtuesit mund të bëjnë çfarë të duan, qëndrimi ynë është i qartë.Icardi i ka bërë varrin vetes”.

Ne shkojmë në San Siro për të mbështetur Interin dhe jo Icardin”,përfundon letra e tifozëve.

Interi do të luajë ndeshjen e ardhshme të dielën në orën 18:00 kundër Atalantës e vlefshme për javën e 31 të Seria A.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303