fbpx

Tirana pa ujë, Ujësjellësi shpërndan njoftimin: Ja zonat…

uje.jpg

Disa zona të Tiranës pritet të kenë kufizime të pjesshme me ujë, pasi reshjet e dendura që ranë gjatë natës kanë turbulluar ujëmbledhësin e Bovillës.

Ujësjellësi i Tiranës, në njoftimin e shpërndarë për mediat shkruan:

Kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë, pas turbullirës së ndodhur në ujëmbledhësin e Bovillës

Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës. Shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.

Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit.

Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Sipas inxhinierëve dhe specialistëve tanë në terren, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizimin e situatës së furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303