Tirana përgatitet për shirat e vjeshtës, nis investimi në rrjetin e kanalizimeve

Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm,  ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, vijon intensivisht punën  për sistemin e kanalizimeve, për t’u garantuar qytetarëve shërbime sa më  dinjitoze.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit, UKT po  zhvillon një investim të rëndësishëm dhe me materiale bashkëkohore në  rrjetin e kanalizimeve tek “Rruga e Elbasanit”, duke i dhënë fund  problemeve të banorëve të kësaj zone.

Një ndërhyrje shumë e  nevojshme në këtë segment, ku rrjeti i amortizuar shkaktonte vazhdimisht  probleme me përmbytjet në rrugë sa herë binte shi.

Grupi i punës së  UKT në Bashkinë e Tiranës, po vijon punën me intensitet edhe gjstë  këtyre ditëve të fundit të verës, për të shmangur njëherë e përgjithmonë  problemin e vjetër, dhe për të bërë të mundur që rrjeti i ri i  kanalizimeve të jetë gati për të pritur shirat e vjeshtës.