Tiranë, një grup të rinjsh i vënë flakën këndit të lojërave

Një akt i rëndë vandalizmi është shënuar ditën e sotme në kryeqytet.

Një grup të rinjsh, në vend që të përkujdesen, i kanë vënë flakën këndit të lojërave në lagjen e tyre në Allias duke dëmtuar rëndë disa prej moduleve të instaluara nga Bashkia e Tiranës për të vegjlit e kësaj zone.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi dëmet janë vërtet të mëdha. Madje, nuk mungojnë edhe plehrat e hedhura qëllimisht.

WhatsApp-Image-2019-10-20-at-19.32.152 WhatsApp-Image-2019-10-20-at-19.32.151 WhatsApp-Image-2019-10-20-at-19.32.15-1
<
>