Tiranë, sarandioti i shpallur në kërkim arrestohet pas denoncimit të qytetarëve

Screenshot_1-27.jpg

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Arrestimi i shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë u bë pas telefonatës së bërë nga qytetarët.

“Forcat “Shqiponja” në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George Ë. Bush”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sqaron policia.

Ngjarja për të cilën akuzohet 30-vjeçari

Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303