Tjetër lajm i rëndë, drejtuesja e institucionit të rëndësishëm me covid-19, shtrohet në spital

104589825_1409310409264777_1162045251430949112_n-600x360.jpg

Një tjetër punonjëse e shërbimit shëndetësor në vend është shtruar në spital nga koronavisuri. Mësohet se Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka rezultuar e prekur me covid dhe është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.

Sipas abcneës Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh. Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303