fbpx

Tjetër rast me COVID-19 në Elbasan, burrë dhe grua me temperaturë të lartë

Një çift bashkëshortësh nga Elbasani kanë shfaqur temperaturë të lartë. Bëhet me dije se burri 60-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ndodhet në spitalin Infektiv.

Ndërkohë gruaja e tij ka rezultuar negativ por po qendron në shtëpi e izoluar.

Në rast se temperatura do të vijojë, asaj pritet ti bëhet një test i dytë për të konfirmuar në rast se ka koronavirus. Edhe mjekët e kanë thënë se siguria e tamponëve shkon deri në 75% dhe prandaj duhet të bëhen dy të tillë në raste kur ka dyshime të forta.