fbpx

“TK, i politizuar”, regjisori Budina përplaset ashpër me Sorecën

soreca.png

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi ditën e sotme se Teatri Kombëtar është i politizuar.

Më tej, a se janë autoritetet shqiptare ato që vendosin për shembjen apo jo të godinës ekzistuese, ndonëse e quajti çështjen delikate.

Së fudmi, lidhur me deklaratën e tij ka reaguar regjisori i njohur shqiptar, Robert Budina.

Ai shprehet se nuk është aspak dakord me Sorecën, duke listuar disa arsye.

Reagimi i Budinës:

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysmë ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303