TË FUNDIT

Tmerrohet Vlora, vetëvritet 65-vjeçari, ja ç’thotë grupi hetimor pasi pa trupin e viktimës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Selenicë të Vlorës, ku një 65-vjeçar është vetëvarur në oborrin e banesës. Mësohet se S.N jetonte i vetëm në banesë, dhe një nga shkaqet e mundshme të këtij akti ekstrem ka qenë depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat