Rradhët e gjata të automjeteve janë kthyer edhe në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për shkak të procedimit standard në anën e Doganës së Kosovës është rënduar trafiku i automjeteve që hyjnë drejt Shqipërisë.
Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar.
Deri më tani, brenda 4 orëve në tokën shqiptarë kanë hyrë 2463 automjete. Shumica e të ardhurve nga Kosova vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

