TË FUNDIT

Trafikoi shqiptarët, flet irlandezi i burgosur: Nuk i njoh, një shok ma kërkoi si favor

Edward McDonagh është dënuar me 21 muaj burg pasi u përpoq të kontrabandonte katër emigrantë shqiptarë me një makinë.

McDonagh tha se ai po e sillte grupin prej 5 personash në Britani nga qyteti i Dublinit në Holyhead pasi një mik i kishte kërkuar një favor.

“Vendosa që t’i shoqërorja pasi ma kërkoi një mik si favor, por nuk njihja asnjërin prej tyre,”-tha i burgosuri.

Ndërsa avokati i tij Desmond Lennon, tha se klienti i tij kishte kërkuar që të bënte para të thjeshta pasi kishte katër fëmijë me probleme shëndetësore.

“Kishte një tundim për të marrë para të lehta. Kjo ishte një sipërmarrje që kurrë nuk do të kishte sukses … Ishte një vendim shumë keq i gjykuar keq.”

Megjithatë asgjë nuk e ndryshoi mendimin e trupës gjykuese, e cila vendosi që të çonte në burg 35-vjeçarin nga Irlanda.

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat