Trafikonin drogë, kapen dy shqiptarë. Ja si e fshihnin marijuanën   

shqiptare.png

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane të Caltagirone, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë Fatjon Sulçaj, 32-vjeç dhe Arjon Hasanaj, 25-vjeç.

Të dy shqiptarët tregtonin substanca që i fshihnin në shtëpi dhe më pas i  nxirrnin në qendër të qytetit të Calatino.

Policia ka ruajtur në distancë aktivitetin e shqiptarëve dhe më pas kanë thirrur skuadrën për të bërë kontrollin final në shtëpi.

Gjatë kontrollit në kopsht dhe në makinë u gjetën dhe u sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gramë marijuanë dhe 215 gramë ketaminë, materiale të nevojshme për paketimin e dozave, si dhe gati 7 mijë kartëmonedha.

Shqiptarët në vendin e në ngjarjes u arrestuan, por vetëm Sulçaj u dërgua në burgun e Caltagirone, ndërsa bashkëpunëtori i tij Hasanaj është nën arrest shtëpiak.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303