TË FUNDIT

Tragjedi/5 fëmijët e vdekur dyshohet se i ka vrarë e ëma, tentoi të vetëvritet më pas

5 fëmijë të moshave 1-8 vjeç janë gjetur në një apartament pa shenja jete. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se fëmijët mund të jenë vrarë nga mamaja e tyre e cila më pas tentoi të kryente dhe vetëvrasje.

Trupat e të vegjëlve janë zbuluar në një kompleks apartamentesh në Solingen, 20 milje nga Cologne me Gjermaninë lindore.

Sipas gazetës “Bild”, nëna 27-vjeçare e tyre dyshohet që t’u ketë marrë jetën dhe më pas është hedhur përpara një treni.

Pas tentativës, ajo ka arritur që të mbijetojë, por është në gjendje të rëndë.

Fëmijët raportohet të kenë qenë të moshës një, dy, tre, gjashtë dhe tetë vjeçare, ndërsa njëri që ishte 11 vjeç ka dalë i palënduar.

Më e vogla mes viktimave ishte 18-muajshe ndërsa 11-vjeçari ndodhet nën kujdesin e të afërmve.

Autoritetet në Wuppertal po hetojnë vdekjet e fëmijëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat