TË FUNDIT

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i vajzës së dytë në ujërat e lumit Buna, vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin

Informacione të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë së bashku me 3 fëmijët është hedhur në lumin Buna, pasi dyshohet se është dhunuar vazhdimisht nga bashkëshorti.

Raportohet se fëmija i dytë i gjetur në lumin Buna, është vajza 8 vjeçare.

Fëmija i dytë i familjes Arrazi është gjetur rreth 50 m poshtë urës së Bunës.

Ndërkaq, vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe djalit.

Kujtojmë se Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët kanë shkuar pranë urës së Bunës dhe aty dyshohet se janë hedhur në lumë.

Për pasojë, dyshohet se ata janë mbytur.

Pas ngjarjes, është arrestuar bashkëshorti i saj, që është nën akuzë për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat