Tragjike/ Bie nga kati i 9-të i pallatit, vdes gruaja nga Fieri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot një lagje të Fierit, ku një 65-vjeçare ka rënë nga pallati.

Bëhet me dije se gruaja ka rënë nga kati i 9-të, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se viktima është Vita Bita, e cila jetonte e vetme.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së 65-vjeçares, mirëpo policia po zbardh të gjitha pistat e hetimit.