TË FUNDIT

Tragjike/ E qëlloi me krikun e makinës dhe me thikë, ndërron jetë rrugës për në spital 61-vjeçari

Një ngjarje tejet e rëndë tronditi Napolin mbrëmjen e së hënës ku një 61-vjeçar është vrarë  me krikun e një makine vetëm për një vend parkimi.

Viktima, Maurizio Cerrato, kishte pasur disa përplasje dhe kur i gjeti të çara rrotat e automjetit të tij, e kuptoi se kush ishte fajtori: fqinji i vet, të cilit shkoi t`i kërkonte shpjegime.

Por reagimi i këtij të fundit, një ish i dënuar që duket se kishte lidhje dhe me disa kamorristë të zonës, ishte ekstrem. raportet mes dy fqinjëve kishin degraduar, dhe mendohet se kjo nuk qe hera e parë që grindeshin për parkimin.

Autori e qëlloi në gjoks edhe me thikën që kishte përdorur për t`i çarë gomat. 61 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa vrasësi arriti të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat