Një çift i ri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre, në një ngjarje tragjike, dhe ku nga hetimet paraprake dyshohet për vetëvrasje. Por para se të kryenin aktin e vetëflijimit ata janë kujdesur për të siguruar vogëlushin e tyre.
Kiril Nemcev, 32 vjeç, dhe Lana Nemceva, 23 vjeçe, u gjetën të vdekur në rrethana ende të paqarta, në një provincë, në Angli. Djali i tyre dy-vjeçar u gjet pa asnjë problem brenda në banesë, dhe për të po kujdesen të afërmit.
Shërbimet e urgjencës u thirrën pas ngjarjes që ndodhi gjatë natës së fundit. Fotot e bëra publike në rrjetet sociale tregonin sesi çifti i martuar po shijonte gëzueshëm pushime së bashku, vetëm disa ditë më parë.
Kiril, një kuzhinier në “Pizza Express”, dhe Lana, e cila punonte në “Boots Optician”, postuan foto së bashku, teksa shijuan darkën në një lokal më 15 gusht, apo edhe kur festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, më 3 gusht.
Pronari i banesës tregoi sesi ia dha me qira shtëpinë çiftit, më shumë se dy vjet më parë. Duke kërkuar që të mbetej anonim ai i tha “Daily Mail”, se e morën me qira shtëpinë përmes një agjencie banesash”. Të gjithë fqinjët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja. Ata thanë se dukeshin si një familje e lumtur.


