Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë.
Bëhet me dije se një djalë i mitur i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëhelmuar.
Raportohet se adoleshenti i vdekur është një 16-vjeçar nga fshati Porodinë.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar të riun deri në vetëvrasje.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tragjike.

