Një nënë e re shqiptare u masakrua pa mëshirë nga bashkëshorti i saj në qytetin e Dietikonit në Zvicër.
Viktima quhet Luiza (mbiemri nuk jepet) e moshës 34-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve.
Ajo u ther me thikë nga bashkëshorti i saj Ilir B. 37-vjeç në apartamentin e saj, ku banonte prej një viti.
Media zvicerane ‘’Blick’’ raportohen se e reja vuante prej vitësh dhunën prej burrit të saj dhe për këtë arsye kishte tentuar vazhdimisht të shkëpuste jetën e saj nga ai. Luiza përkujdesej për 4 fëmijët.
Ndër të tjera gazeta zvicerane shkruan se ky krim buron prej Kanunit të Lekë Dukagjinit, një kodi zakonor të hershëm në Veriun e Shqipërisë, ku gruaja nuk ka asnjë të drejtë as në banesën e saj, as në të bashkëshortit. ‘’Blick’’ raporton se vajzat e reja ‘’dhurohen’’ për martesë nga familja e tyre te bashkëshorti i zgjedhur, si dhe trajtohen si të huaja edhe në shtëpinë e re.

