TË FUNDIT

Tragjike/ Shqiptarit i bëjnë gjëmën në Greqi, breshëri armësh nga motorri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Mikonos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ai ka qenë në një makinë, teksa persona të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar me armë në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar.

Ky i fundit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se ai kishte dalë nga burgu që në 2015 dhe punonte në Mikonos, ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat