Një krim i rëndë tronditi Bazelin në Zvicër. Ditën e djeshme rreth 300 metra larg shkollës, një djalë 7-vjeçar shqiptar u vra në mënyrë barbare.
Një grua 75-vjeçare i del përpara dhe e masakron me thikë në trotuar 7-vjeçarin pasi ky kishte mbaruar shkollën dhe po shkonte në shtëpi.
Pasi kreu krimin, ajo largohet nga vendi i ngjarjes. Vogëlushi dërgohet me shpejtësi në spital i plagosur rëndë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ia del.
Pak më vonë, 75-vjeçarja zvicerane u dorëzua pranë autoriteteve. Ajo pranoi se ka vrarë vogëlushin. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

