fbpx

Trajleri përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Tiranë-Durrës

aksident-naten.jpg

Një 55-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë në autostradën Durrës-Tiranë u përplas për vdekje nga një trajler.

Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303