Vaj ulliri: Vaji i ullirit vepron si një qetësues i shpejtë ndaj dhimbjeve të veshit. Ai shërben si lubrifikant dhe ndihmon për të luftuar infeksionet në vesh. Gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e zhurmave brenda veshit. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit. Gjithashtu mund të ngjyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe ta vendosni në vesh. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorni edhe vaj susami.
Hudhra: Vetitë analgjezike dhe antibiotike të hudhrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit të shkaktuara nga infeksionet. Merrni dy lugë gjelle vaj susami. Nxehni 1 lugë çaji hudhër të grirë në të. Lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika prej tij në veshin që ju dhemb. Një tjetër opsion është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe hidheni në veshin që ju dhemb.

