fbpx

Tre shqiptarët bënin namin me plantacione marijuane në Spanjë, ja si policia i zbuloi skemën

kanabisisisisis.jpg

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet spanjolle, pasi akuzohen për ngritje plantacioni marijuane brenda një vile.

Në pranga kanë rënë dy meshkujt dhe një femër.

Policia arrestoi shqiptarët, të moshës 24-30 vjeç, pasi kishin ngritur një plantacion marijuane brenda një vile në Torrent.

Mediat spanjolle shkruajnë se policia sekuestroi 1 mijë vazo ku ishin mbjellë fara kanabisi dhe 885 rrënjë marijuana.

Policia kishte vendosur pajisje përgjimi, pasi sinjalizimeve se banorët e vilës merreshin me aktivitet të paligjshëm.

Policia zbuloi se të arrestuarit kishin marrë ndërtesën me qira dhe se, për të nënshkruar marrëveshjen e qirasë, kishin përdorur karta identiteti italiane të manipuluara.

Për ndriçimin e ndërtesës, shqiptarët vidhnin energjinë elektrike. Policia sekuestroi rreth 70 llamba dhe një sërë materialesh të tjera.

Nga të arrestuarve gjykata vendosi masën e arrestit burg.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303