Tre të arrestuar, plas protesta te ‘Unaza e Re’

Një protestë ka nisur mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Unazës së Re’.

Raportohet se protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur edhe bomba molotov.

Ndërkohë, sot 3 persona u arrestuan nga policia, ku banorët patën përplasje me këta të fundit.

Nga molotovët e hedhur bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ndër të tjera ata kanë shpalosur edhe një banderolë me parullën ‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’.

Në mbështetje të banorëve te ‘Unaza e Re’ kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës.

Kujtojmë se sot pati tensione mes banorëve të Astirit dhe policisë ku si pasojë edhe tre banorë u shoqëruan në ambientit e komisariatit numër 6.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.