Policia ka arritur të vendosë në pranga dy nga 3 autorët për plagosjen e një 39-vjeçari në Kamëz.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Teuta’ për disa motive të dobëta.
Kujtojmë që tre autorët janë vëllezërit, ku një prej tyre është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin mjekësor.
Në pranga ranë: G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç.
Kamëz/ Njoftimi i policisë:
Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.
Shtetasi i lënduar u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
– G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz).
Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.
Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

