33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

”Tregojini botës se jemi duke vuajtur”

spot_img

Qyteti i Mozambikut në Beira është duke u rimëkëmbur nga dëmtimet e shkaktuara nga cikloni Idai.

Deri më tani janë konfirmuar 200 persona të vdekur në Beira, ndërsa 100 të tjerë në Zimbabve dhe dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

Ata që i mbijetuan fatkeqësisë po mbajnë zi për humbjen e të afërmve të tyre si dhe po mundohen të shpëtojnë gjërat që ju kanë mbetur.

Ata kanë shumë nevojë për ushqim, strehim dhe veshje, raporton BBC.

Brenda një qendre që është improvizuar në aeroportin në Beira, agjencitë e ndihmave po përpiqen të arrijnë tek ata që janë ende të bllokuar në të gjithë rajonin.

Edhe pse ndihmat po futen në Beira, procesi është shumë i ngadalshëm dhe gjërat nuk janë të mjaftueshme.

“Unë nuk kam asgjë, kam humbur gjithçka, nuk kemi ushqim, nuk kam as batanije, kemi nevojë për ndihmë”, thotë një grua nga fshati Manhava.

Gjeografia e Beiras, e cila është nën nivelin e detit gjithmonë ka qenë vendi më i prekur nga moti ekstrem, ndërsa cikloni Idai e shkatërroi vendin me erëra që shkuan deri në 177 km / h.

Fëmijët dhe të mbijetuarit po tregojnë se çfarë kanë humbur dhe se si cikloni i goditi ata.

“Ju lutemi na ndihmoni, tregojini botës që po vuajmë, nuk e dimë ku do të fle”, thotë Pedro, një baba i tre fëmijëve – të gjithë nën moshën 10 vjeçare./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat