Nuk do të na shkonte kurrë në mendje por ja që ndodhi! Vaksina duket se po sjell në modë një trend të ri bluzash të cilat i kishim harruar!
E kemi fjalën për bluzat të cilat kanë të hapur pjesën e shpatullave.
Ky model i bluzave është 100% praktik dhe tregon se jeni gati për të bërë vaksinën.
Njerëzit po i quajnë “bluzat e vaksinave” .


Dolly Parton u bë virale në Twitter dhe rrjete të tjera sociale, pas bluzës që përdori për t’u vaksinuar.

Ky trend i ri i cili po bëhet viral e sidomos në Twitter është thjesht perfekt! Të shumta kanë qenë vajzat e gratë të cilat kanë postuar në rrjetet e tyre sociale bluzat që kanë rigjetur në garderobë apo kanë blerë fiks për të bërë dozën e vaksinës.


