Trepça/ Brukseli zbythet përballë Haradinajt

Brukseli ka bërë prapaktheu sa i përket hedhjes në tavolinën e diskutimeve të minierës së Trepçes.

Pas përplasjes së djeshme mes Prishtinës dhe Brukselit zyrtar, ky i fundit është zbythur para qëndrimit të Haradinajt.

Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrim teksa shpjegon se axhenda e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përcaktohet nga vetë palët dhe se ky institucion kryen punën e lehtësuesit në procesin e dialogut.

Lidhur me pyetjen tuaj nëse Trepça është pjesë e dialogut, BE-ja si lehtësuese ka qenë gjithmonë e qartë se agjenda e dialogut vendoset nga Beogradi dhe Prishtina, ne nuk komentojmë pikat që ata duan t’i diskutojnë. Ata sjellin në tavolinë çështjet që i konsiderojnë të hapura dhe më pas ata bien dakord nëse duan të diskutojnë çdo çështje në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka deklaruar Kocijançiç për Telegrafin e Kosovës.

Ajo shtoi se pa një normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të ketë stabilitet në rajon./real-news.tv/