24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trepçja përfundon në Bruksel

spot_img

Pavarësisht faktit se Kuvendi i Kosovës ka votuar Statutin e ri për Trepçën, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka thënë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Kocijancic në një përgjigje për “Tanjug”, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Kocijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votua para pak ditësh në parlamentin e dialogut dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat