23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Tritol në Laç, reagon qeveria

spot_img

Një tritol ka shpërthyer në Laç në një shtyllë elektrike, ku qeveria ka bërë fajtor pikërisht Partinë Demokratike për këtë ngjarje. Në lidhje me shpërthimin ka reaguar ministrja Spiropali dhe kreui Grupit Parlamentar të PS, taulant Balla.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Spiropali shkruan: “Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”.

Ndërsa, Balla ka shkruar se PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë.

“Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte. Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmone ne kurriz te shqiptareve”, shkruan ndër të tjera Balla./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat