fbpx

Tronditëse/ Rasti i dytë brenda pak orësh, zhduket një i ri në plazh

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Një i ri ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orës, pasditen e sotme. 19 vjeçari Ergit Mece dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.

Mësohet se kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët kanë denoncuar rastin në polici duke u shprehur se djali i tyre është futur në det dhe më nuk e kanë parë.

Ende nuk dihet fati i 19-vjeçarit, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij. Kujtojmë se, ky është rasti i dytë për ditën e sotme pasi që pak më parë është njoftuar për një tjetër të humbur në plazhin e Durrësit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303