Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës në orët e mëngjesit të ditës së sotme ku një –person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se viktima Sefedin Zenellari, 71vjeç, është kunati i 57 vjeçarit Gramoz Nako të gjetur të vrarë mbrëmjen e kaluar në banesën e tij në të njëjtin qytet.
Ndërkohë nuk janë bërë të ditura rrethanat në të çilat ka ndodhur ngjarja e rëndë si dhe nëse mund të ketë lidhje me ngjarjen e mbrëmshme.
Fillimisht u raportua se viktima Gramoz Nako ishte gjetur nga bashkëshortja e tij duke u akumuluar se mund të kishte vrarë veten, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ekziston mundësia të jetë dhunuar dhe më pas ekzekutuar nga grabitësit.

