TË FUNDIT

Tronditet Vlora, breshëri kallashnikovi

Një biznes në Vlorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne.

Nga raportimet e para mësohet se kanë qenë punëtorët ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave.

Nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.

Policia e mbërritur në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja.

Blutë e qytetit po punojnë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.

Paraprakisht nuk dihen arsyet pse ka ndodhur ngjarja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat