TË FUNDIT

Trump i kërkon Vuçiç të njohë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Shefi i Qeverisë amerikane i ka dërguar një letër presidentit Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ku përveç urimit, ka theksuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Urimi i Trumpit dërguar presidentit të Serbisë:

I nderuar zoti president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që t’ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë ‘-thuhet ne urimin e presidentit amerikan Donald Trump./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat