Trump kërcënon dyfishim të taksave ndaj produkteve kineze

download-94.jpg

Tregjet e aksioneve në SHBA, Evropë dhe Azi janë goditur pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja për mallrat kineze, duke vënë në dyshim një marrëveshje tregtare mes palëve.

Ai tha në Twitter se SHBA do të dyfishojë tarifat ndaj mallrave kineze deri në 200 miliardë dollarë të premten dhe se do të vendosë tarifa të reja.

Një delegacion kinez po përgatitet të udhëtojë për në Uashington për negociatat që po mbahen mes dy vendeve, që kanë për qëllim t’i japin fund luftës tregtare.

Të dyja palët kishin dhënë deklarata pozitive në lidhje me bisedimet tregtare por komenti i fundit i presidentit amerikan duket se ka vënë në pikëpyetje arritjen e një marrëveshjeje.

Kina ka njoftuar se ka ndërmend të vlerësojë mundësinë e anulimit të raundit të ri të negociatave, planifikuar javën e ardhshme në Uashington.

Në Wall Street, të ardhurat në tregjet amerikane kanë shënuar rënie, ku nafta ka shënuar rënie me 2% nga frika e një lufte të re tregtare.

Po ashtu bursa e Shangait u hap me një rënie prej 3,04%./real-news.tv/

scroll to top