TË FUNDIT

Trump kërkon buxhet shtesë për situatën në kufirin SHBA-Meksikë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar një buxhet shtesë prej 4.5 miliardë dollarë për situatën humanitare në kufirin SHBA-Meksikë.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “Administrata e Trump kërkon një buxhet shtesë prej 4.5 miliardë dollarë për të ndërhyrë ndaj krizës emergjente në kufirin jugor. Shuma prej 3.3 miliardë e kësaj kërkese do të financojë ndihmën humanitare, përfshirë përmirësimin e kapacitetit strehues, nevojat ushqyese, mirëmbajtjes dhe nevojat e transportit për refugjatët e ndaluar”.

Më tej thuhet se nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, do të shpenzohen 2.8 miliardë dollarë për të rritur kapacitetin e objekteve të strehimit të fëmijëve me një kapacitet 23.600 persona. Do të shpenzohen 273 milionë dollarë për të përmirësuar aktivitetet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, për rritjen e sigurisë në qendra e procedura për emigrantët dhe rritjen e kapacitetit prej 3.400 shtretërve.

Gjithashtu bëhet e ditur se për operacionet në kufi janë kërkuar 178 milionë dollarë shtesë ndërsa 1.1 miliardë dollarë nga shuma e kërkuar do të shpenzohen për shpenzimet e personelit, shtretër shtesë për të ndaluarit si dhe për operacione kundër kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Numri i të arrestuarve në kufi është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar dhe deri në fund të vitit kjo mund të arrijë deri në një milion”, thuhet në deklaratë ku nënvizohet se në kufi po luftohet me një grumbullim të madh emigrantësh./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat