Trump mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, la të hapur mundësinë që Shtetet e Bashkuara të mund të lehtësojnë sanksionet ndaj Iranit, duke shtuar se ai beson se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shkarkimi i këshilltari i tij i linjës së ashpër të sigurisë kombëtare, John Bolton, të martën nxiti spekulime se politika e Uashingtonit ndaj kundërshtarëve si Irani mund të lehtësohej.

Më vete, Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Teherani nuk do të negocionte me Uashingtonin ndërsa sanksionet ndaj vendit të tij ende po zbatohen nga Uashingtoni.

Trump tha të mërkurën se do të ishte “shumë e rrezikshme” që Irani të pasurojë uranium, një hap kyç në zhvillimin e një arme bërthamore, dhe gjithashtu tha: “Unë besoj se ata do të donin të bënin një marrëveshje.”

“Nëse ata e bëjnë, kjo është mirë. Nëse jo, edhe kjo është gjithashtu mirë, “tha ai. “Ata kanë vështirësi të jashtëzakonshme financiare dhe sanksionet po ashpërsohen edhe më shumë.”

Trump dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo kanë thënë se presidenti është i hapur për t’u takuar me presidentin iranian, ndoshta në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj./real-news.tv/