Trump vendos të shkurtojë numrin e refugjatëve që do të pranohen në SHBA në 2021

5e01b9ab2b94d.jpeg.jpg

Administrata e presidentit Trump tha të mërkurën vonë se dëshiron të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot ((1 tetor)).

Kjo është shifra më e fundit në një seri shkurtimesh vjetore që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në vitin 2017.

Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë. Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.

Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 “ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer popullit amerikan”

Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve “është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë. ”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303