TË FUNDIT

Truri i grave është 4 vjet më i ri sesa i burrave

“The Guardian”, ka publikuar një studim mjaft interesant, ku disa shkenctarë përdorën një teknikë të studimit të trurit për matjen e qarkullimit të oksigjenit dhe glukozës në trurin e 121 grave dhe 84 burrave të moshës 20 deri 82-vjeçare.

Vëzhgimet e trurit treguan se sheqeri shndërrohej në energji më shpejt në trurin e grave sesa në trurin e burrave.

“Metabolizmi i trurit ndryshon me kalimin e kohës, por ajo që kemi vërejtur është se ka dallime të konsiderueshme mes dy gjinive. Nëse metabolizmi i trurit merret si mënyrë e përcaktimit të moshës, duket se gratë janë katër vjet më të reja sesa mosha e vërtetë e tyre”

Tregon Marcus Raichle, neurobiolog në Universitetin e Uashingtonit.

Ky studim mund të shpjegojë faktin se femrat janë më të freskëta mendërisht sesa burrat.

Pra gratë e shëndetshme kanë një moshë metabolike të trurit që është vazhdimisht më e re se mosha metabolike e trurit të burrave të së njëjtës moshë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat