Tsipras sot vizitë në Turqi

Kreu i qeverisë greke, Alexis Tsipras viziton sot Turqinë dhe takohet me presidentin Erdogan. Shumë grekë janë skeptikë për këtë vizitë.

“Vizitë në fushë të minuar” kështu e titullon gazeta e Athinës, Ta Nea vizitën e kryeministrit Tsipras në Turqi. “Një aventurë turke” shkruan portali online In.Gr. Të martën kryeministri grek, Alexis Tsipras takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Pas këtij takimi kryeministri grek shkon në Stamboll për një bisedë më patriarkun ortodoks, Bartolomeun I. Në dhjetor të vitit 2017 ishte Erdogani në Athinë – si presidenti i parë turk pas 65 vitesh që i dedikoi një vizitë fqinjit. Shenja të qarta të afrimit?

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos beson tek kjo. “Të dyja palët do të punojnë në mënyrë konstruktive, me qëllim që të gjejmë zgjidhje për problemet tona bilaterale”, tha ai në një konferencë shtypi./real-news.tv/