TË FUNDIT

Turqia: Mbështetja ndaj Guaidos po thellon krizën në Venezuelë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha sot se shtetet që kanë njohur presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, po nxisin edhe më shumë thellimin e krizës në këtë shtet.

Turqia po mbështet presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërkaq SHBA, Kanadaja, si edhe disa shtete kyçe në Amerikën Latine kanë njohur Guaido si udhëheqës të Venezuelës.

35-vjeçari Guaido shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës më 23 janar.

‘Ka një problem në këtë shtet, ka shkëndija që mund të shndërrohen në çdo moment në zjarr. Në këtë rast, shtetet që mbështesin Guaidon, do të duhej të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut’-tha Cavusoglu.

‘Por a është kjo mënyra se si ata duhet ta trajtonin këtë çështje? Jo, përkundrazi. Ngjarjet në Venezuelë janë nxitur nga jashtë. Populli i Venezuelës është ndëshkuar mjaftueshëm si pasojë e një qasje të tillë’-shtoi ministri turk.

Më herët, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka thënë se Ankaraja do të forcojë lidhjet ekonomike dhe politike me Karakasin dhe i ka bërë thirrje homologut të tij Maduro, që të qëndrojë i fortë, ndaj atyre që ai i cilësoi si ‘zhvillime anti-demokratike’./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat