Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.
Tusk bëri deklaratat pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel.
Deputetët që mbështetën Brexit reaguan me zemërim ndaj komenteve, duke e akuzuar Tusk për “arrogancë”.
“Po pyes veten, se si duket ky vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexit, pa asnjë plan për ta zbatuar në mënyrë efikase,”-shkruajti ai në Twitter.
Por të shpejta kanë qenë reagimet e britanikëve.
“Pas Brexit ne do të jemi të lirë nga zgjedhja e njerëzve arrogantë si ju, për të drejtuar vendin tonë. Tingëllon më shumë sesa ‘parajsa’ për mua,”-tha ish kreun e UKIP, Nigel Farage./real-news.tv/
I’ve been wondering what that special place in hell looks like, for those who promoted #Brexit, without even a sketch of a plan how to carry it out safely.
— Donald Tusk (@eucopresident) February 6, 2019

